Martins te gjiganti evropian për 30 milionë euro

220
SHARE

Sipas gazetës portugeze Record, Gelson Martins është shumë pranë transferimit te gjiganti spanjoll Atletico Madrid, me një marrëveshje që mund të kompletohet këtë javë.

Arsenal ka qenë i interesuar për anësorin e shpejtë portugez, por duket se do të humbasë betejën, transmeton Transferimet.net.

Martins është 23 vjeçar dhe tërë karrierën profesionale e ka kaluar në Sporting.

Mirëpo, kur një grup tifozësh të armatosur sulmuan lojtarët dhe stafin e klubit në kompleksin stërvitor të Sporting, ai sikurse edhe shumë lojtarë të tjerë ka marrë vendimin për t’u larguar.

Atletico duhet të investojë 30 milionë euro për shërbimet e tij.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.