Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova nuk kanë shfrytëzuar fondet e FIFA-s

21
SHARE

Federata e Futbollit të Maqedonisë, nuk ka shfrytëzuar 1.4 milion dollarë, para të cilat FIFA ia ka dedikuar Maqedonisë përmes programit të saj ‘FIFA Forward’ , e cila u aktivizua pas ardhjes së Xhani Infantinos në krye të kësaj federate.

Raporti financiar i FIFA-së, i cili u miratua nga Këshilli i FIFA-së, në Bogota, bën të tregon se Maqedonia nga programi i FIFA-së, ka shfrytëzuar vetëm 59 % të buxhetit të parashikuar nga kjo organizatë edhe atë për dy vitet e kaluara. Në një situatë të ngjashme janë edhe dy federata e tjera ajo shqiptare dhe ajo e Kosovës, raporton Alsatm.

FSHF-ja nga ky program i FIFA-së, ka harxhuar vetëm 39% ose 1 milion dollarë.

Ndërsa FFK-ja nga ky fond për dy vite ka shfrytëzuar vetëm 41 % ose 1 milion e 50 mijë dollarë amerikan. ‘FIFA Forward’ FFM 2.500. 000 shfrytëzoi 1.0 milionë dollarë ose 59% FSHF 2.567.0000 shfrytëzoi 1.0 milionë dollarë ose 39% FFK 2.567.0000 shfrytëzoi 1.5 milionë dollarë ose 41% Për dallim nga këto tri federata të futbollit, ajo e Francës e ka kaluar buxhetin, ashtu që për projekte ka shpenzuar 500 mijë dollarë më shumë. Një buxhet më të madh ka shfrytëzuar edhe Republika e Irlandës.

Projekti ‘FIFA Forward’ i dedikohet zhvillimit të futbollit në çdo vend anëtar të FIFA. Ndryshe në këtë raport financiar të FIFA-së, është bërë publike se në ciklin 2019 – 2022, FIFA çdo anëtare të sajë do ti vejë në disponim 1.5 milion dollarë për një vit.

Ndryshe ky raport financiar është publik, ndërsa FIFA do ta miratojë në Kongresin e saj që do të mbahen në Moskë, në dy ditë para nisjes së botërorit Rusia 2018.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.