Man Utd eliminohet nga Derby në Carabao Cup

16
SHARE

Vazhdon kriza e Manchester United dhe njëkohësisht rritet presioni mbi Jose Mourinho-n.

Man Utd dështon të fitojë në shtëpi për të tretën herë radhazi, me Derby County-n që eliminoi “Djajtë e kuq” nga Carabao Cup.

Ndeshja përfundoi me rezultat 2-2 gjatë 90 minutave lojë të rregullt dhe fatin e ndeshjes e përcaktuan penalltitë.

Scott Carson ishte heroi i mysafirëve, duke pritur penalltinë e Phil Jones për të siguruar kualifikimin në raundin tjetër të kupës.

© Transfeirmet.net

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.