Man Utd e nis sezonin me fitore

33
SHARE

Manchester United ka shënuar fitore 2-1 ndaj Leicester City në ndeshjen hapëse të sezonit të ri në Premier League.

Goli i parë u shënua qysh në minutën e 3-të, kur Paul Pogba realizoi nga penalltia dhe me rezultatin 1-0 u mbyll pjesa e parë në ‘Old Trafford’, transmeton Transferimet.net.

United shënoi edhe golin e dytë përmes Luke Shaw dhe goli i tij u duk se vulosi ndeshjen deri kur Jamie Vardy ngushtoi epërsinë në minutën 92′, duke futur në presion skuadrën vendase.

Sidoqoftë për Leicester ishte vonë dhe ndeshja përfundoi me rezultat final 2-1 në të mirë të Djajve të Kuq.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.