Luis Enrique në kërkim të “Piques” së ri

33
SHARE

Detyra më e vështirë e Luis Enriques, pas ardhjes në krye të Kombëtares së Spanjës, ishte të gjente zëvendësuesin e Gerrard Piques.

Mbrojtësi i Barcelonës u largua nga “stuhia e kuqe” pas performancave të dobëta në Rusi.

Që nga atëherë, “Lucho” ka ftuar gjashtë qendër mbrojtës të ndryshëm; Marc Bartra, Nacho, Raul Albiol, Inigo Martinez, Diego Llorente dhe Mario Hermoso, shkruan “Marca”, transmeton lajmi.net.

Nga këta, vetëm tre janë në listën aktuale të trajnerit spanjoll, por dy janë pretendentët kryesorë për të luajtur krahas Sergio Ramos; Diego Llorente dhe Mario Hermoso.

Lojtarët do të kenë mundësinë të tregojnë vetën në ndeshjet ndaj Kroacisë dhe Bosnjës

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.