Lopetegui takohet me yllin meksikan, bëhet gati transferimi te Reali?

105
SHARE

Sipas raportimeve të fundit nga gazeta spanjolle AS, kryetrajneri i Real Madrid, Julen Lopetegui është takuar me mesfushorin Hector Herrera në një hotel në Porto.

Besohet se Lopetegui ka tentuar të bindë futbollistin meksikan që të mos e firmosë kontratën e re me Porton dhe t’i bashkohet Real Madridit me parametra zero në fund të sezonir kur edhe skadon kontrata aktuale e tij me klubin portugez, transmeton Transferimet.net.

Inter, Tottenham e Roma kanë shfaqur interes për mesfushorin meksikan, i cili ka impresionuar me paraqitjet e tij në Botëror. Herrera është 28 vjeçar dhe luan për Porton që nga viti 2013.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.