Lojtarët e Dortmudit përjetojnë tmerr, avioni rrezikon të përplaset gjatë uljes

67
SHARE

Lojtarët e Borusia Dortmundit kanë përjetuar momente tmerri gjatë momentit kur avioni i skuadrës gjermane po ulej në aeroportin e Madridit.

Kur avioni ishte gati të ulej, në orën 13:00, piloti i avionit të skuadrës gjermane pa që në pistë ishte një avion tjetër.

Dhe, për të shmangur përplasjen, e cila do të ishte tragjike, vendosi të ngrihet me urgjencë në ajër, duke fluturuar edhe gjysmë ore rreth Madridit.

Në orën 1:29, afërsisht gjysmë ore me vonesë, avioni i Borusia Dortmundit është ulur i sigurt në kryeqytetin spanjoll, por këtë herë me një pistë të lirë.

Lajmin e mirë e konfirmoi edhe faqja zyrtare e klubit të Dortmundit në “Twitter”, e cila shkroi: “Shëndoshë e mirë!

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.