Liverpooli më i rrezikshëm me largimin e Coutinhos

64
SHARE

Largimi i Philippe Coutinho kondsiderohej si humbje e madhe e Liverpool pasi ata humbën lojtarin më të mirë që “kishin”.

Kështu u raportua nga të gjitha mediat, por tani më është duke ndodhur ajo që askush nuk e priste. Liverpool tani është shumë më i rrezikshëm me largimin e Coutinhos se sa me të, shkruan “Transferimet”.

Klopp në një intervistë për media pas largimit të Coutinhos tha se klubi ka lojtar cilësor të cilët mund të mbulojnë Coutinhon dhe deri më tani janë duke dalur fjalët e trajnerit gjerman.

Coutinho vendosi të largohej nga Liverpool për 160 milionë euro për të u transferuar në Barcelonë.

Sulmi i Liverpoolit tani përfshihet nga treshja, Mane, Firmino dhe Salah.

Shumë ekspert kanë deklaruar se Liverpooli i tanishëm është shumë më i rrezikshëm se sa se me Coutinhon.

Liverpooli është duke treguar një formë jashtëzakonisht të mirë si në Champions League po ashtu edhe në Premier League.

Skuadra e Jurgen Klopp aktualisht ndodhet në pozitën e tret me 57 pikë dy më pak se Manchester United e cila ndodhet në pozitën e dytë me 59 pikë.

Alex Oxlade-Chamberlain ka filluar të shkëlqej me fanellën e Liverpool që nga largimi i tij nga Arsenal.

Klopp është duke i dhënë mjaftë hapësirë anglezit për të treguar aftësit e tij dhe ai është duke bërë më të mirën.

Po ashtu në mesfushë ndikon edhe forma e mirë e Emre Can i cili sipas të gjitha gjasave do të largohet nga skuadra angleze në fund të sezonit.

Ju rikujtojm se Liverpool edhe pse Coutinho u largua Klopp nuk pranoi të bëjë ndonjë transferim në janar.

Treshja sulmuese e Liverpool tani kanë shënuar 66 gola në të gjitha garat.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.