Liverpool transferon mbrojtësin e Ajaxit

94
SHARE

Talenti i Ajax, Ki-Jana Hoever i është bashkuar Liverpoolit.

Mbrojtësi i krahut, 16 vjeçar, është vëzhguar nga një numër i klubeve të Premier League, përfshirë Chelsea, Manchester United dhe Manchester City, raporton “Liverpool Echo”.

Por Hoever ka zgjedhur Liverpoolin dhe këtu ka luajtur një rol të rëndësishëm Jurgen Klopp i cili e ka bindur talentin për transferim në Anfield.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.