Liverpool 4-3 Man City, notat e lojtarëve

137
SHARE

Liverpool i ka dhënë fund ecurisë pa humbje të liderit Manchester City në një ndeshje dramatike 4-3 në Anfield.

Alex Oxlade-Chamberlain hapi epërsinë për Liverpool në minutën 9′, mirëpo Leroy Sane barazoi shifrat pak para përfundimit të pjesës së parë, transmeton Transferimet.net.

Me tre super-golat e Roberto Firmino, Sadio Mane dhe Mohamed Salah brenda nëntë minutave në pjesën e dytë, Liverpool e pati fitoren e sigurtë, mirëpo golat e vonshëm nga Bernardo Silva dhe Ilkay Gundogan i dhanë ndeshjes një fund dramatik, derisa Sergio Aguero ka mundur të barazojë rezultatin në minutën e fundit, kur goditja e tij me kokë shkoi shumë afër portës.

Notat e lojtarëve:

Liverpool: Karius (7), Gomez (7), Lovren (7), Matip (8), Robertson (8), Wijnaldum (8), Can (8), Oxlade-Chamberlain (8), Salah (8), Mane (8), Firmino (8).

Zëvendësuesit: Milner (6), Lallana (6), Klavan (n/a).

Man City: Ederson (5), Walker (6), Otamendi (5), Stones (5), Delph (5), Fernandinho (6), Gundogan (5), Sterling (5), De Bruyne (6), Sane (6), Aguero (5).

Zëvendësuesit: Danilo (5), B. Silva (6).

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.