Lista me emrat e kandidatëve që në janar priten të transferohen te Barcelona

53
SHARE

Problemi i Barcelonës është mbrojtja.

Dëmtimi i Samuel Umtitit ka lënë shumë hapësira në repartin difensiv ndërsa drejtues katalanas janë duke menduar që në janar të afrojnë një qendërmbrojtës të ri.

Barcelona është duke e konsideruar mundësinë e transferimit të ndonjë veterani vetëm për gjashtë muaj për t’i mënjanuar problemet në repartin mbrojtës.

Në këtë listë është edhe Branislav Ivanovic, 34-vjeçari që luan te Zeniti, Benedikt Hoëedes (30-vjeçar), i cili luan te Lokomotiva e Moskës, Jose Fonte (34-vjeçar) i Lilles dhe Adil Rami (32-vjeçari) i Marseilles.

Ndër opsionet e Barcelonës janë edhe Unai Nunez, Diego Llorente, Jorge Mere, Milan Skriniar, Leonardo Balerdi, Dayot Upamecano, Toby Alderëeireld, etj.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.