Leonardo konfirmon: Kemi marrëveshje për talentin brazilian

28
SHARE

Prej vitit 2011, në Itali jepet edhe çmimi “Nils Liedholm” – kampion në fushë, zotëri në jetë – që këtë vit i ka shkuar drejtorit teknik të Milanit, Leonardo.

Ky i fundit, gjatë dorëzimit të çmimit, ka folur gjatë, për tema të ndryshme, ku natyrisht me interes të madh ishin deklarat e tij për Milanin dhe të ardhmen e klubit kuqezi, por edhe për blerjen e fundit të “Djallit”, brazilianin Paqueta.

KTHIMI TE MILANI – “Në jetën time e kam pasur gjithnjë të vështirë të bëj programe. Mbërrita te Milani në 1997, luajta për 4 vite dhe vendosa ta mbyll karrierën në Brazil, me Sao Paulo dhe Flamengo. Pas 6 muajsh më telefonoi Galliani, për të organizuar tërheqjen nga futbolli të Zvonimir Boban. Kur ishim në avion Berlusconi telefonoi Galliani-n dhe ky më tha: “A je miku im? Atëherë qëndro me ne”. Qëndrova deri në 1 prill 2003, kur u bëra ndihmës i Galliani-t, 6 vite universitet për mua. Krijuam Fondacionin Milan dhe jam i kënaqur që jam rikthyer”.

AVENTURA TEK INTERI – “Shkova për arsye të ndryshme, por kryesorja ishte Massimo Moratti, i cili donte një person që kishte afrimitet me lojtarët e shumtë brazilianë që ka pasur Interi”.

TË RINJTË – “Është çështje ekuilibri, ne kemi lojtarë si Donnarumma, Calabria, Cutrone, kishim Locatelli-n, janë të gjithë fryt i një pune. Problemi është se të rinjtë tanë masakrohen nga shtypi”.

PAQUETA’ – “Nuk kam shumë për të thënë. Kemi një marrëveshje bazë me Flamengon, por merkatoja hapet në janar dhe ka ende rrugë deri te zyrtarizimi. Tani duhet të mendojmë për futbollin e luajtur, jo për merkaton. Çfarë lojtari është? Është i Flamengos, ka ende ndeshje në Brazil, më pas në janar do flasim”.

IBRA – Është normale që të kem një lidhje personale me të. E kemi menduar, është një lider edhe në moshën 37-vjeçare. Duhet qetësi, nuk mund të harrojmë që ka disa limite nga fair-play financiar”.

DERBI – “Sapo nis sfida, mbarojnë fjalët. Ne jemi në rritje, do të jetë një provë e madhe për ne. Shoh një skuadër që po e kupton sa vlen, që po e kupton që mund të bëjë gjëra të rëndësishme”.

SKUADRA – “Suso është talent, është diçka e bukur ta shohësh të luajë. Kemi shumë lojtarë të rinj të rëndësishëm. Biglia po tregon që është një pikë referimi. Kessie ka forcë fizike dhe teknike, Bonaventura ka shumë eksperiencë dhe di të shënojë. Calhanoglu duhet të jetë më vendimtar, Cutrone ka një energji dhe gjallëri infektuese. Edhe Bakayoko do të tregojë sa vlen”./Telesport/

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.