Lazio e tre shqiptarëve shënon fitore, siguron kalimin në fazën tjetër

21
SHARE

Lazio ka arritur që para tifozëve të vet ta mposht ekipin francez Marseille, me rezultatin 2:1 në kuadër të Europa League.

Kjo fitore, në të cilën u paraqiten tre lojtarë shqiptar (Durmishi, Berisha e Strakosha) i ka siguruar skuadrës italiane kalimin në fazën tjetër, shkruan lajmi.

Golat për Lazion në këtë takim u realizuan nga Marco Parolo (45’) dhe Joaquin Correa (55’).

Për mysafirët ishte Florian Thauvin ai që realizoi golin e vetëm, në minutën e 60’.

Me këtë fitore Lazio grumbullon 9 pikë, tri më pak se Frankfurt dhe 8 më shumë se Marseille dhe Apollon.

Kujtojmë se kanë mbetur vetëm edhe dy ndeshje për tu luajtur në fazën e grupeve, që i bie se Lazio siguron kalimin e grupeve.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.