“Lajmi.net” zbulon se ku ishte Vokrri në momentin e sulmit dhe kush ia dha ndihmën e parë

61
SHARE

Fadil Vokrri ishte në një palestër në momentin e komplikimit shëndetsor që solli vdekjen e tij

Fadil Vokrri vdiq sot si pasojë e një komplikimi shëndetsor.“Lajmi.net” ka arritur të mësojë se çfarë i ndodhi në momentet kritike presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK)

“Vokrri sot në mëngjes ishte në palestër në lagjen Arbëria.

Aty edhe i ndodhi sulmi”, tha një dëshmitar për “lajmi.net”.

“Ndihmën e parë i dha një punëtor i EULEX-it. Nuk vonoi shumë dhe erdhi ndihma e shpejtë”, shtoi ai.

Vokrri u dërgua me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare (QKUK) por pak orë më vonë u konfirmua vdekja e tij.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.