LAJMI I FUNDIT/ Chelsea “shokon” Liverpoolin, Fekir transferohet në Stamford Bridge?

104
SHARE

France Football raporton se Chelsea ka përshpejtuar negociatat për të siguruar shërbimet e kapitenit të Lyon, Nabil Fekir para përfundimit të merkatos.

Revista franceze raporton se Maurizio Sarri është admirues i yllit francez dhe klubi ka reaguar duke intensifikuar përpjekjet për transferimin e tij, përderisa Liverpool i ka dhënë fund interesimit për lojtarin pas problemeve në gju që u shfaqën gjatë ekzaminimeve mjekësore, transmeton Transferimet.net.

Chelsea nuk ka bërë ende asnjë ofertë zyrtare, por një e tillë pritet në ditët në vazhdim sipas raportimeve nga Franca.

Liverpool vazhdon të jetë klubi i ëndrrave për Fekir dhe raportohet se do të jetë e vështirë për të bindur mesfushorin që t’i bashkohet klubit londinez që këtë sezon nuk do të shijojë futbollin e Champions League.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.