Lajme të mira për tifozët e Real Madrid, ylli i skuadrës po rikthehet

48
SHARE

Santiago Solari dhe tifozët e Real Madrid kanë pranuar një lajm të jashtëzakonshëm sot.

Ylli i skuadrës Casemiro është afër rikthimit në skuadër, teksa është parë të stërvitet bashkarisht me grupin.

Ai pësoi një lëndim në ndeshjen e 11 nëntorit kundër Celta Vigo, por ai është parë në seancën stërvitore të së premtes (sot), shkruan “Marca”, transmeton lajmi.net.

Ai u pa të punonte në stërvitjet me top dhe pa top, dhe besohet se do të jetë i gatshëm për Kupën e Botës së Klubeve.

“Los Blancos” janë duke kryer përgatitjet për ndeshjen e së dielës, të cilën e luajnë në udhëtim kundër Huesca.

Lojtarët e tjerë të lënduar janë Mariano Diaz, Toni Kroos dhe Sergio Reguilon.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.