Lajm shokues për sulmuesin e kombëtares, 6 muaj larg fushave

25
SHARE

Ekzaminimet mjekësore, të kryera ditën e hënë për Armando Sadikun, konfirmojnë se sulmuesi shqiptar i Levante vuan një këputje të ligamentit të kryqëzuar të gjurit të majtë.

Futbollisti do të operohet këtë pasdite në klinikën “Chiron”, nga dr.

Ernesto Fernandez.

Sadiku u dëmtua në rifillimin e ndeshjes së së shtunës së kaluar miqësore, kundër Heerenveen, e cila u luajt në stadiumin “Abe Lenstra”.

Stafi mjekësor i klubit të La Liga ka vlerësuar një periudhë 6-mujore, sa i duhet të riaftësohet plotësisht sulmuesi i kombëtares shqiptare.

Pra, për të, Liga e Kombeve mund të konsiderohet e mbyllur, me fanellën kuqezi, si edhe më tepër se gjysma e sezonit të ri futbollistik me Levante.

Një goditje e rëndë për karrierën e elbasanasit, i cili ka hyrë në histori si shënuesi i golit të parë të kombëtares shqiptare në finalet e një kompeticioni madhor, si “Euro 2016”, kundër Rumanisë

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.