Lajm i mirë për adhuruesit e Barcelonës, Guardiola do të rikthehet

32
SHARE

Adhuruesit e Barcelonës mund ta kenë mundësinë që ta shohin Pep Guardiolan përsëri në “Camp Nou”, pasi trajneri i Manchester Cityt e ka përmendur që do të donte që ta përfundojë karrierën e tij aty ku e ka filluar.

“Do ta përfundoj aty ku e kam filluar, ka thënë Guardiola në një intervistë me Universo Valdanon, transmeton Gazeta Express.

“Hapat e mi të fundit të karrierës si trajner do të jenë në Barcelonë në La Masia”.

Për katër vite sa ka qëndruar në “Camp Nou”, ai i ka arritur t’i fitoj 16 tituj me “blaugranët”, në mesin e tyre dy Liga të Kampionëve dhe dy herë është shpallur si trajneri më i mirë në botë.

Pas klubit katalonas, ai ka marrë nën drejtim Bayern Munichun dhe tani momentalisht drejton skuadrën angleze, Manchester Cityn.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.