Lahm: Guardiola është një trajner super, ai na ka ndikuar të gjithëve

20
SHARE

Philipp Lahm (Mynih, 1984) është një nga ikonat e mëdha të futbollit gjerman. Gjatë 13 sezoneve ai ishte “pronar” i anës së djathtë të mbrojtjes së Bayern Munich, skuadër me të cilën fitoi 8 tituj të Bundesliga-s, 1 Champions …, para se t’i jepte fund karrierës së tij në moshën 33-vjeare, në vitin 2017. Tani, Lahm shërben si ambasador i kandidaturës së Gjermanisë për të organizuar “Euro 2024”.

Askush më i mirë se ish-kapiteni, i cili e ngriti Kupën e Botës 2014 në Brazil, nuk mund ta bëjë këtë përfaqësim. Në këtë rol, ai ka dhënë këtë intervistë për spanjollen “Marca”.

A mendoni se “Euro 2024” mund të shërbejë si një nxitje për futbollin gjerman, ashtu siç ishte Kampionati Botëror 2006?
Kjo është një mundësi për të zhvilluar futbollin tonë, si në vitin 2006. Kampionati Botëror na nxiti dhe ishte fillimi i një epoke të artë, që u kurorëzua me titullin kampionë të botës në vitin 2014.

Çfarë ndodhi me Gjermaninë në Kupën e Botës? Pse u eliminua në fazën e grupit?
Kjo ndodhi edhe me fituesit e tjerë në fuqi, si Spanja në vitin 2014, apo Italia në vitin 2010. Kur një kampion bote eliminohet që në fazën e grupit, nuk ka një arsye, por shumë. Te Gjermania nënvizoj frymën e munguar të ekipit.

A është gjenerata juaj, e Neuer, Kroos, Müller, Hummels… e lodhur?
Katërmbëdhjetë nga lojtarët që fituan Kupën e Botës më 2014 nuk ishin në Botërorin e vitit 2018. Por, mendoj se problemi nuk është mosha.

Çfarë mendoni për dorëheqjen e Özilit dhe akuzat e racizmit kundër Federatës Gjermane?
Gjëja e rëndësishme është se ka një frymë ekipore, se ata janë të gjithë së bashku dhe që liderët e zbulojnë situatën dhe punojnë në mënyrë që të mos jenë problemi.

Si e shihni vazhdimësinë e Löw si trajner?
Rezultatet e mira me Löw për një kohë të gjatë flasin për veten e tyre. Ka qenë një kohë e keqe në Rusi, por ai ka bërë një punë të shkëlqyeshme dhe është trajneri i duhur për të bërë ndryshimet e nevojshme.

Pep Guardiola ju trajnoi te Bayern Munich. A është ai trajneri më i mirë që ke pasur ndonjëherë? A ka lënë ai një shenjë në futbollin gjerman?
Pep është një trajner super! Është shumë i mirë. Është më i miri për të analizuar kundërshtarin dhe konceptin e lojës. Nuk e di se çfarë ndikimi ka pasur në futbollin gjerman, por na ka shënjuar të gjithëve te Bayern Munich për shkak të mënyrës se si ai analizonte dhe i edukonte lojtarët në pozicionet e tyre dhe në mënyrën si të luanin. Ne e dinim se çfarë do të bënte tjetri, në çdo rrethanë të lojës.

Në vitin 2008, Spanja fitoi finalen e Europianit ndaj Gjermanisë. Çfarë ju kujtohet nga ajo lojë?

Asgjë, nuk isha atje, nuk mbaj mend (qesh). Ishte një situatë e vështirë. E kam goditur shpatullën e Torres, ai erdhi përpara dhe shënoi.

Nuk ishte hera e parë që e bënte këtë në një finale. Në Europianin U-19 të vitit 2002, ai na shënoi dhe ne humbëm.

Ju keni qenë kapiten për shumë vite në Gjermani.

Si do ta kishe përjetuar e trajnerit pak para Kupës së Botës?
Unë kurrë nuk kam qenë në atë situatë, por, për ekipin, fare pak nisjes së turneut, është e vështirë që trajneri të largohet.

A është mirë që Bayern Munich i fiton të gjithë titujt në Bundesligë?
Jo.

Është e rëndësishme për vitalitetin e turneut që të ketë konkurrencë. Jam i lumtur që Bayerni fiton, por do të ishte më mirë nëse të tjerë e sfidojnë atë.

Në Spanjë, Barcelona, ​​Real Madridi dhe Atlético Madrid mund ta fitojnë La Liga-n. Në Gjermani, cështja e titullit përfundon që në prill (shaka).

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.