Kylian Mbappe “i zhytur” në luks, por sa shpenzon ai për shërbimet ekstra?

72
SHARE

Sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe është një ndër futbollistët më me vlerë, me një çmim 180 milionë euro, që u vendos pas lëvizjes së tij në vitin 2017-të dhe deri tani duket një biznes fitimprurës nëse do të vazhdojë me këto ritme.

Talenti, pasi fitoi në moshën 19 vjeçare kupën e botës thjesht ka konfirmuar statusin e një ylli ndërkombëtar.

Si yll ndërkombëtar edhe shpenzimet i ka në nivele të lartë, të nisur nga ky supozim, gazetarët e “Der Spiegel” kanë detajuar kërkesat e lojtarit nga ekipi i tij aktual, PSG, duke nisur nga procesi i transferimit të tij nga Monaco.

Gjermanët kanë publikuar artikullin në bazë të dokumentave të siguruara nga “Football Leaks”, duke treguar se paga bazë e tij ishte 50 milion euro, plus 5 milionë bonus për shkak të nënshkrimit dhe klubi ka pranuar çdo kërkesë ekstra.

Më tej janë futur në shpenzimet e tij duke depërtuar në realitetin e “kripur” të Mbappe-s.

Kërkesat e francezit përfshijnë: 30.000 euro në muaj për pagat e punonjësve të tij si sanitare, shoferë dhe bodyguard-a. Klubi ka siguruar një “jet” privat të vënë në dispozicion të tij 50 orë në vit dhe gjithashtu i ati ka leje për të ndjekur stërvitjet e tyre.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.