Ky pritet të jetë formacioni i sotëm i Prishtinës në Ligën e Evropës (Foto)

30
SHARE

Prishtina luan sot ndeshjen e parë në parakualifikime të Ligës së Evropës, shkruan futbollikosovar.com.

Kryeqytetasit do luajn ndaj skuadrës Europa FC nga Gjibraltari me fillim nga ora 18:00.

Për bardhë e kaltërtit në port pritet të startoj i zakonshmi Visar Bekaj, ndërsa krahu i majt do jetë në medyshje në mes të Arago Jamal dhe Abdul Bashiru ky i fundit i ka zhvilluar 33 takime edicionin që shkoj në atë pozitë.

Në qendër të mbrojtjes pritet të startoj kapiteni Dallku së bashku me transferin e ardhur nga Feronikeli, Ahmet Haliti, kurse krahu i djathët me shumë gjasë pritet ti takoj Përparim Osmanit i cili qendron në përparsi para Daut Maxhunit.

Në mesfushë krahët priten të përbëhen nga Meriton Korenica në të majt e Gauithier Maneknda në të djathët kurse mesfushor qendror pritet të jenë Lorik Boshnjaku e Argjend Mustafa i ardhur në Trepça ’89.

Në sulm Ahmet Januzi pritet të jetë titullar së bashku me Basid Khalid, ky i fundit pritet të fitoj vendin në përbërje startuese ndaj Alen Jasharoskit.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.