Ky ishte momenti kur Messi ia dhuroi penalltinë mbrëmë Coutinhos për ta goditur kundër Sevillas (VIDEO)

71
SHARE

Sevilla mbrëmë pësoi debakël në finalën e Kupës së Mbretit nga Barcelona me rezultat të thellë prej 0-5, ku golat në këtë takim u shënuan nga Coutinho, Messi, Iniesta dhe dy nga Suarez.

Katalanasit ishin në formë të jashtëzakonshme duke arritur të shënojnë 3 gola qysh në pjesën e parë, transmeton portali transferimet.net.

Padyshim që lojtari më në formë mbrëmë ishte përsëri argjentinasi, Leo Messi ku për një moment ai bëri një gjest të jashtëzakonshëm. Pas një topi të thellë në zonë që Suarez i dha Coutinhos, mbrojtësi i Sevillës Lenglet luajti me dorë, dhe kështu gjyqtari akordoi penallti në favor të katalanasve.

Leo Messi nuk hezitoi ta merrte topin, dhe kështu nuk e goditi vet mirëpo, ia dha Coutinhos ta merrë përsipër.

Ju ftojmë ta ndiqni videon më poshtë;

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.