Ky është synimi i Laporte në derbin e Manchesterit

19
SHARE

Gjatë vikendit që po afron, do të luhet derbi i qytetit të Manchester.

Manchester City do të jetë nikoqir i Manchester United, për ndeshjen që do të jetë e vlefshme për xhiron e 12-të të Premierligës.

Mbrojtësi Aymeric Laporte thotë se “Citizens” do të kërkojnë hakmarrjen në këtë takim. Bëhet fjalë për ndeshjen e sezonit të kaluar, kur Man City ishte vetëm një fitore larg titullit, por që festa iu shtye nga lojtarët e Jose Mourinhos.

“Është gjithmonë një ndjenjë hakmarrjeje pas çdo humbje të pësuar nga ndonjë skuadër” ka thënë Laporte për “Sky Sports”, transmeton lajmi.net.

“Jemi gjithmonë gati të garojmë dhe duhet të kapim avantazhin e formës së mirë të skuadrës. Është një ndeshje shumë e rëndësishme për dy arsye; Sepse është derbi i Manchesterit dhe sepse në rast të fitores, mbajmë distancën me vendin e dytë” ka përfunduar spanjolli.

Kujtojmë se skuadra e Pep Guardiolas po kalon në formë të shkëlqyer, ku në dy ndeshjet e fundit ka realizuar 12 gola. /Lajmi.net/

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.