Ky është rekordi historik që mund ta thyejë Leo Messi

27
SHARE

Messi ka shënuar së paku një gol në 4 finale të Copa del Rey më 2009, 2012, 2015 dhe 2017.

Leo Messi mund ta thyejë rekordin e Zarras sot. Disa sezone më parë, argjentinasi kaloi Zarran në listën e golashënuesve më të mirë në histori të Spanjës, ndërsa tani ka shansin që të bëhet lojtari i parë që shënon në më së shumti finale të Copa del Rey.

Deri më tani Leo ka gjetur rrugën drejt golit në katër finale (2009, 2012, 2015 dhe 2017), në total pesë gola, aq sa Samitier.

Ai nisi gjithçka me 2009 kundër Athletic Bilbao (4-1) në Mestalla. Titulli i parë në erën e Pep Guardiolas që po atë vit fitoi tripletën dhe gjashtë titujt në një vit kalendarik. Ai e përsëriti këtë më 2012, në Vicente Calderón.

Në vitin 2015, Leo u përball sërish me Bilbaon në Camp Nou, duke realizuar një art, një ndër golat më të bukur në karrierë. Ishte sezoni i parë me Luis Enriquen ku numri ’10’ i Barçës shënoi dy herë, teksa realizoi edhe më 2017, kundër Alavés (3-1) në Vicente Calderón, fundi i erës së Luchos.

Në klasifikimin historik në këtë garë, Messi renditet i nënti, me 47 gola, aq sa ka edhe César Rodríguez. I pari është Zarra me 81, duket pothuajse e pamundur për Leon që ta arrijë, por kurrë nuk i dihet.

Zarra ndiqet nga Samitier (69) dhe Gorostiza (62). Quini ka shkuar në 55 finalizime. Leo është afër Santillanas (48 gola) dhe Kubala e France Puskas me nga (49). Puskas ka mesataren më të mirë të golave (1,19).

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.