Ky është numri i biletave të shitura për super ndeshjen Drita – Malmo

65
SHARE

Vazhdon shitja e biletave për ndeshjen e së martës ndërmjet Dritës dhe Malmos në kuadër të rrethit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Në ditën e dytë të hapjes së pikavë të shitjes janë shitur mbi 2 mijë bileta deri në orën 15:00.

Ndërsa, në total janë shitur mbi 7 mijë bileta, shkruan Gazetasheshi.com.

Gjithsesi, shitja do të vazhdojë edhe sot dhe nesër deri në momentin e ndeshjes, teksa parashihet që pak ulëse do të mbesin të lira në stadiumin ‘Adem Jashari’.

Ndeshja luhet prej orës 20:45.

Kapaciteti i stadiumit në Mitrovicë është afro 17 mijë ulëse dhe pritet që të mbushet për këtë super sfidë.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.