Kush e meriton Topin e Artë? Përgjigjet Pogba

26
SHARE

Edhe Paul Pogba është përfshirë në debatin se kush e meriton Topin e Artë këtë vit.

Mesfushori francez ka lënë anash problemet e shumta që ka te Manchester United këtë sezon, për të dhënë mendimin e tij për pretendentët për Topin e Artë.

25 vjeçari ka thënë se ai personalisht nuk e meriton këtë trofe, por ka gjetur lojtarë në ekipin e Francës që sipas tij e meritojnë këtë.

“Aty ku është Grizio (Griezmann), Kylian (Mbappe) apo Raph’ (Varane), ata e meritojnë më shumë se unë”, ka thënë Pogba për AFP.

“Unë nuk mund ta përcaktojë atë. Por, shpresoj me gjithë zemër që njëri nga këta të tre ta merr. Një nga të katërtit pse mos të jetë NG (Kante)./Lajmi.net/

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.