Kundërshtarët e mundshëm të Dritës dhe Prishtinës në rast kualifikimi tutje në garat evropiane

37
SHARE

Në raundin preliminar për Ligën e Kampionëve, i cili debuton për herë të parë këtë sezon, do të luftojnë vetëm katër skuadra, kampionet e vendeve të renditura më së ulëti nga UEFA.

Drita do të përballet me kampionin e Andorrës, FC Santa Coloma (AND).

Drita më 26 qershor do të luajë në gjysmëfinale kundër Santa Coloma në rundin preliminar, duke nisur fazën kualifikuese për Ligën e Kampionëve.

Në raundin preliminar për Ligën e Kampionëve, i cili debuton për herë të parë këtë sezon, do të luftojnë vetëm katër skuadra, kampionet e vendeve të renditura më së ulëti nga UEFA.

Do të luhen dy gjysmëfinale dhe finalja. Gjysmëfinalet janë në program më 26 qershor, ndërsa finalja më 29 qershor.

Në rast se Drita e kalon këtë rund preliminar, atëherë në rrethin tjetër të kualifikimeve, pra rundin e parë, do të mundë të takohet me këto skuadra, Ludogorets Razgrad, Legia Warsaw, Malmö, Rosenborg, HJK.

Ndërkohë, Prishtina do të ndeshet me Europan në rundin preliminar për kualifikim në Evropa Ligë, transmeton Gazeta Express.

Prishtina ndeshjen e parë do ta zhvillojë si mysafir kundër ekipit nga Gjilbrartari, Europa.

Ndeshjet e para të rundin preliminar do të zhvillohen më 28 qershor, ndërsa ato të kthimit më 5 korrik.

Në rast se Prishtina e eliminon skuadrën e Europa, atëherë në rund e parë do të ndeshet me njërën nga këtu skuadra: Žalgiris Vilnius, Molde, Nõmme Kalju, Fola Esch, Slavia Sofia.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.