Ku çalon Italia? E zbulon vetë trajneri Mancini

19
SHARE

Roberto Mancini është deklaruar i zhgënjyer me barazimin e Italisë me Ukrainën në përballjen miqësore të zhvilluar dje në “Luigi Ferraris”.

Kombëtarja e Italisë nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim përballë Ukrainës që drejtohet nga Andriy Shevchenko.

Trajneri Roberto Mancini ka thënë se dështimi për të shënuar gola, është mangësia më e madhe e ekipit të tij.

“Ishte një mëkat që nuk fituam, por, me sa duket, i tillë është ky moment për ne”, ka deklaruar Mancini.

“Ndryshe nga ndeshjet e tjera, kundër Ukrainës ndërtuam shumë, por shënuam fare pak dhe kjo është mangësia më e madhe që kemi treguar gjatë aventurës sime këtu”, theksoi tekniku italian./Syri.net/

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.