Kovac afër shkarkimit, Bayerni ka gati listën me tre trajnerë për ta zëvendësuar kroatin

98
SHARE

Niko Kovac është shumë afër shkarkimit.

Bayern Munich është duke menduar që ta zëvendësoj kroatin, që nuk po tregon formë të mirë në këto ndeshjet e fundit.

Skuadra gjermane ka bërë një listë të trajnerëve që mund ta zëvendësojnë Niko Kovacin.

Në listën e Bayern Munichut janë emrat si, Laurent Blanc, Zinedine Zidane dhe Arsene Wenger.

Për tifozët, më shumë se sa Kovac, fajtorët kryesorë janë vetë futbollistët bavarezë.

Flitet se në dhomat e zhveshjes ka probleme mes ish-trajnerit të Eintrachtit të Frankfurtit dhe disa prej senatorëve të skuadrës, të pakënaqur për minutazhin e pakët në dispozicion.

E kjo nuk është hera e parë që kjo gjë ndodh, me Pep Guardiolan e Carlo Ancelottin, të cilët kanë pasur në të kaluarën të njëjtin problem.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.