Kosova “rrëmben” talentin e Bayernit, fiton rivalitetin me Shqipërinë

151
SHARE

Talenti i Bayern Munchen, Meritan Shabani, vazhdon të tërheqë vëmendjen e disa kombëtareve. Shabani ka luajtur me moshat e Gjermanisë, por tashmë ka interes edhe nga Panucci dhe Challandes, për ta afruar te Shqipëria apo Kosova.

Vetë Panucci deklaroi në konferencën për shtyp të ditës së shtunë, se ai nuk ka marrë ende një vendim. Por, nga ana tjetër, trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, shprehet optimist se talenti i Bayernit do të veshë fanellën e përfaqësueses që ai drejton.

“Kam takuar familjarët e Shabanit dhe më kanë konfirmuar se lojtari do të luajë për Kosovën. Ky është vendimi i tyre. Bëhet fjalë për një futbollist të ri, me një të ardhme të ndritur, ndaj presim që të vijë dita të debutojë me Kosovën”, deklaroi Challandes.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.