Kosova impresionon në pjesën e parë, paraqitje fantastike përballë Maltës

9
SHARE

Është mbyllur pjesa e parë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, ku Kosova po udhëheq me epërsi minimale kundër Maltës në kuadër të grupeve të Ligës së Kombeve.

Jemi të pafat që nuk kemi shënuar më shumë pas një pjese të parë fenomenale me raste të njëpasnjëshme, me Vedat Muriqin që shpërdoroi disa mundësi të mira për gol, transmeton Transferimet.net.

Edon Zhegrova goditi shtyllën pak para përfundimit të pjesës së parë. Një aksion i bukur, kombinimi me Muriqin duke kaluar 2-3 mbrojtës, por që shtylla e shpëtoi Maltën.

Benjamin Kololli është autor i golit të epërsisë për Kosovën, që erdhi në minutën 30′.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.