Kololli poston foto në Instagram, reagim i papritur nga Adnan Januzaj

187
SHARE

Benjami Kololli ishte lojtari më i mirë i ndeshjes, Kosovë – Maltë.

Benjamin Kololli arriti që të shënoj dy gola, në fitoren 3 me 1 të Kosovës ndaj Maltës në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Lojtari i Përfaqësueses së Kosovës ka postuar një foto para se të startonte ndeshja ndaj maltezëve, raporton “lajmi.net”.

Detaji më interesant i asaj fotoje ishte që Adnan Januzaj e ka pëlqyer foton e Kolollit.

Lojtari kosovar që mbron ngjyrat e Belgjikës, tashmë është e ditur se ka refuzuar që të luaj për Kosovën për arsye personale, mirëpo nuk ka ngurruar që ta pëlqej foton e Benjamin Kolollit./ Lajmi.net/

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.