Klopp po ndërton një Liverpool të frikshëm!

225
SHARE

Jurgen Klopp ka filluar që të ndërtoj një Liverpool të frikshëm.

Trajneri gjerman e ka marrë shumë seriozisht për të fituar titullin e Premier League.

Klopp deri më tani ka bërë transferime fantastike, por ajo e cila vlen të përmendët më së shumti është transferimi i Sadio Mane dhe Mohamed Salah, ky i fundit ka treguar vetën që në start shkruan Transferimet.net.

Transferimi më i shtrejt i trajnerit gjerman është mbrojtësi, Virgil van Dijk i cili u transferua te Liverpool për 85 milionë euro.

Gjithashtu Klopp ka siguruar shërbimet e super mesfushorit Naby Keita i cili nga 1 korriku është zyrtarisht lojtar i skuadrës angleze.

Ajo që vlenë të përmendet se Klopp tani e ka kuptuar se në Premier League duhet investuar për të pasur sukses në tituj.

Shembulli konkretë është skuadra e Manchester City e cila në verë ka bërë transferime marramendëse, por tani janë lider në Premier League dhe nuk njohin humbje që 16 ndeshje, shkruan Transferimet.net.

Klopp ka deklaruar se nuk duhet flitet për çmimin e Van Dijk pasi i dinë mjaftë mirë aftësit e holandezit.

Philippe Coutinho është lojtari i cili në verë mund të largohet nga Liverpool, pa dyshim mesfushori më i mirë te skuadra e Liverpool, por Klopp ka bërë të ditur se në rast se largohet një lojtar i rëndësishëm ai do të gjejë menjëherë zëvendësuesin ideal.

Liverpool aktualisht ndodhet në pozitën e katërt me 38 pikë.

Synimi i Jurgen Klopp mbetet që sezonin e ardhshëm të luftoj për titull, por si fillim ai ka vendosur që të përforcojë sa më shumë skuadrën e tij.

Roberto Firmino është duke kaluar një formë fantastike si 9 ‘fals’ që sipas Klopp ky është një vendim i duhur.

Mediat angleze kanë shkruar se synimi i trajnerit gjerman është që në janar të sjell edhe një portier i ri pasi nuk është i kënaqur me paraqitjet e Simon Mignolet./Transferimet.net/

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.