Klopp flet pas fitores madhështore te Liverpool

54
SHARE

Jurgen Klopp është deklaruar i lumtur me fitoren e Liverpoolit në ndeshjen e xhiros së parë në Premierligë.

Liverpool ka mposhtur 4:0 në ‘Anfield Road’ West Hamin, me dy gola të shënuara nga Mane, dhe nga një e shënuan Salah dhe Sturridge.

“Një fillim shumë i mirë, padyshim. Po, është një fillim i përsosur, sepse e fituam ndeshjen”, ka thënë Klopp.

Ai ka sqaruar se ndeshjet parasezonale dallojnë shumë nga sfidat e vërteta në Ligën Premier, prandaj ka dashur ta shohë se si do të luajë skuadra e tij në takimin e parë sezonal.

Në ndeshjen e xhiros së dytë, Liverpool udhëton për t’u takuar me Crystal Palace.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.