Kjo është përgjigja e Allegrit kur pyetet për gjestin e Mourinhos

78
SHARE

Trajneri Massimiliano Allegri nuk ka dashur të komentojë reagimin e Jose Mourinhos pas ndeshjes Juventus – Manchester United.

‘Zonja e Vjetër’ u mposht 1:2 në shtëpi nga Manchester United në ndeshjen e fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Pas ndeshjes, trajneri portugez bëri një veprim provokues ndaj tifozëve vendas që e ofenduan gjatë gjithë ndeshjes.

Gjestin e Jose Mourinhos, nuk ka dashur ta komentojë Massimiliano Allegri.

“Mourinho? Unë nuk mund t’i gjykojë veprimet e të tjerëve”, është përgjigjur Allegeri, përcjell ‘lajmi.net’.

Pavarësisht humbjes, Juventus mbetet në krye të grupit H me nëntë pikë të arkëtuara./Lajmi.net/

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.