Kjo është oferta e fundit e Milanit për Ibrahimovicin

37
SHARE

Milani ka vendosur të modifikojë ofertën për Zlatan Ibrahimovic.

Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic, mund të rikthehet në Serie A, te skuadra e Milanit.

Drejtori sportiv i Milanit, Leonardo, ka vendosur të ndryshojë ofertën, për të bindur Ibrën që të rikthehet në ‘San Siro’.

Sipas asaj që shkruan ‘Tuttosport’, Leonardo do t’i ofrojë Zlatan Ibrahimovicit kontratë prej një viti e gjysmë, për ta bindur që të transferohet te Milan.

36 vjeçari suedez aktualisht është pjesë LA Galaxy në MLS. Ai në të kaluarën ka qenë pjesë e Milanit për dy sezone, ku ka fituar edhe një titull të Serie A./Lajmi.net/

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.