Kjo është arsyeja e vërtetë e kalimit të Courtois te Real Madrid

47
SHARE

Thibaut Courtois nuk do të kishte insistuar të transferohej te Real Madrid nga Chelsea nëse familja e tij do të jetonte në Londër, shprehet agjenti i belgut.

Courtois duhet të shfaqej në fazën përgatitore të Chelsea-t pas Kupës së Botës më 6 gusht, por ai u zhduk në tentativë për të detyruar klubin ta shesë te Los Blancos, diçka që ndodhi eventualisht dy ditë më pas për 40 mln euro.

“Marrëveshja ishte pranë arritjes në atë moment,” shprehet përfaqësuesi i Courtois.

“Në një botë ideale do të kishte qenë më mirë të mos ndodhte ajo situatë por ja që ndodhi. Ai më vonë kërkoi falje dhe të dy klubet ishin të kënaqur.

“Courtois ishte nën stres të madh pasi Real kishte bërë një ofertë dhe ai kishte mundësinë të largohej. Ai kishte stres pasi mendonte se nuk do të ndodhte.

“Nëse familja e tij do të kishte qenë në Londër, atëherë gjërat do të ishin ndryshe; ai do të kishte qëndruar. Nuk do të kishte pasur asnjë arsye për t’u larguar nga Chelsea.”

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.