“Keylor Navas apo Thibaut Courtois”

34
SHARE

Real Madrid këtë javë arriti të kompletonte transferimin e Thibaut Courtois nga Chelsea.

rdhja e Courtois, mund të jetë një lajm i mirë për tifozët e Real Madrid, që tani ka dy portierë të nivelit shumë të lartë në skuadrën e tyre.

E njëjta gjë nuk mund të thuhet edhe për trajnerin Julen Lopetegui.

Trajnerin spanjoll e presin vendime të vështira gjatë gjithë sezonit, për të zgjedhur portierin startues kur në dispozicion do të ketë Keylor Navas dhe Thibaut Courtois.

Kështu mendon gazeta spanjolle ‘AS’ në versionin e saj online, që në një shkrim cek se vendimi më i vështirë për Lopegetui në formulimin e formacionit, do të jetë zgjedhja mes Navasit, një portieri që ka bërë historinë në Real Madridit, dhe të ardhurit të fundit, Courtois

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.