Keita-Inter, zbulohen shifrat e marrëveshjes me Monacon

81
SHARE

Mund të quhet punë e kryer; Balde Keita po rikthehet në Itali por këtë herë te Inter. Klubi nerazzuri ka arritur një marrëveshje totale me Monacon për talentin 23 vjeçar i cili do të përforcojë repartin ofanziv të skuadrës së Luciano Spallettit.

Sipas Gianluca Di Marzio, Inter do të investojë 5 milionë euro për huazimin e ish-anëtarit të Lazio me të drejtë blerje për 34 milionë euro, transmeton Transferimet.net.

Sulmuesi senegalez, i nuk u ftua nga Monaco për ndeshjen e parë në Ligue 1, do të nënshkruajë një kontratë 1 vjeçare plus 4 sezone të tjera në rast se Inter vendos të blejë kartonin e tij.

Candreva nuk do të jetë pjesë e marrëveshjes pasi 31 vjeçari ende nuk është pajtuar me një kalim në Monaco.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.