Karamoh prezantohet te Bordeaux, por mendjen e ka tek Interi

51
SHARE

Pas një viti tek Interi, të kaluar kryesisht në pankinë dhe aktivizuar vetëm në javët e fundit të sezonit të kaluar, Yann Karamoh u rikthye në kampionatin francez, këtë herë për të luajtur me skuadrën e Bordeax.

Talenti francez u prezantua sot te skuadra e re, ku zikaltrit e huazuan me qëllimin që futbollisti të gjejë sa më shumë hapësira, që vështirë se do t’i jepeshin te Interi, pasi në repartin e avancuar ka shumë lojtarë.

“Zgjodha Bordeaux, sepse është një skuadër të cilën e kam ndjekur edhe kur luaja me Caen. Më pëlqente mënyra e lojës, me kontroll të dendur të topit, ndërsa tashmë jam i përqendruar të jap më të mirën dhe të luaj sa më shumë, sepse për këtë kam ardhur”, deklaroi Karamoh.

Sulmuesi nuk i fsheh vlerësimet për kampionatin italian dhe Interin, ndërsa tregon se në fund të sezonit do të dëshironte të rikthehej sërish të luante me zikaltrit, por këtë herë me premtimin se do të ketë një rol si protagonist.

“Kampionati italian është shumë taktik dhe kërkon futbollistë ekspertë. Tek Interi do të doja të rikthehesha sërish, pro në fund të sezonit do të marrim vendimin për këtë, pasi jam në një moment, ku kam nevojë të luaj sa më shumë”, tha sulmuesi francez.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.