Kanë mbetur edhe 4 skuadra shqiptare në Europë, ja datat e ndeshjeve

134
SHARE

Kukësi, Laçi, Shkëndija dhe Drita janë 4 skuadrat shqiptare që do të vazhdojnë aventurën në raundin tjetër të Europës.

Kukësi dhe Shkëndija do të tentojnë të shkruajnë historinë në Champions, ndërsa Laçi dhe Drita do të vazhdojnë në turin e dytë të Ligës së Europës, shkruan panorama.

Edhe pse përballë do të kenë kundërshtar tepër të fortë, skuadrat shqiptare do të provojnë gjithçka për gjithçka. Më poshtë janë paraqitur edhe të gjitha datat e ndeshjeve të skuadrave shqiptare në Europë:

Liga e Kampioneve:

24 korrik 2018 Shkëndija Tetovë-Sherif Tiraspol
31 korrik 2018 Sherif Tiraspol-Shkëndija Tetovë

25 korrik 2018 Kukësi-Karabak
1 gusht 2018 Karabak-Kukësi

Liga e Europës:

26 korrik 2018 Molde-Laçi
2 gusht 2018 Laçi-Molde

26 korrik 2018 Dudelanzh-Drita
2 gusht 2018 Drita-Dudelanzh

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.