Juves nuk i mjafton super Ronaldo, përmbyset në fund nga United (VIDEO)

32
SHARE

Manchester United ka marrë një fitore me përmbysje në “Allianz Areena”, duke mundur 2-1, skuadrën e Allegrit në një ndeshje të çmendur. Juventus ka dominuar ashtu si në duelin e parë duke qenë disa herë pranë shënimit të golit në 45 minutat e para. Cristiano Ronaldoi ishte dy herë pranë shënimit, ndërkohë që Sami Khedira goditi shtyllën në minutën e 34-t, pas një aksioni të portugezit në krahun e djathtë. Bardhezinjtë luajtën thuajse gjithmonë në zonën e ekipit të Mourinhos, që doli vetëm në një rast me Sanchez, i cili nuk arriti të shfrytëzonte një asist të Matic.

Fillimi i pjesës së dytë gjen sërish skuadrën e Allegrit në sulm, teksa do të arrinin që të gjenin edhe golin e avantazhit në minutën e 65-të me një super gol të Cristiano Ronaldos. Ylli portugez mori një pasim fantastik nga Bonucci, dhe më pas ka goditur fluturimthi duke mos i dhënë asnjë shans portierit De Gea, i cili nuk ka pasur mundësi reagimi. Ky ishte goli i parë për Ronaldon këtë sezon në Champions League. Regimi i United vjen në fundin e ndeshjes me Mata-n që shënon golin e barazimit me një goditje dënimi të ekzekutuar në mënyrë perfekte një goditje dënimi 4 minuta nga fundi. Në minutën e 90-të, pas një goditje standarde, United gjeti edhe golin e avantazhit me një autogol të shënuar nga Alex Sandro. /Koha Jone/

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.