Juventus, vjen komunikata zyrtare për yllin italian

29
SHARE

Sot, Juventus ka konfirmuar se Andrea Barzagli i është nënshtruar testeve mjekësore për të mësuar kohëzgjatjen e lëndimit që pësoi dje në stërvitje.

Në ditët e ardhshme do të nevojiten edhe disa kontrolle të mëtejshme, ndërsa më poshtë mund të lexoni deklaratën zyrtare të Juventusit, transmeton Transferimet.net.

“Pas ndërpritjes së stërvitjeve për shkak të një dëmtimi në pulpën e këmbës së djathtë, Andrea Barzagli i është nënshtruar ekzaminimeve. Sipas rezultateve nuk ka lëndime serioze, por disa kontrolle të mëtejshme do të nevojiten në ditët në vazhdim.”

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.