“Juventus nuk e fiton Champions League-n”

27
SHARE

Në prag të derbit të radhës të Italisë mes Juventusit dhe Interit është ish-mesfushori i zikaltërve, Youri Djorkaeff, ai që beson se vetëm skuadra e Spalletti-t mund të thyejë hegjemoninë e Juventusit në Serie A. Interi udhëton në Torino dhe shpreson se mund të zvogëlohet distanca prej 11 pikësh në tabelë. Napoli dhe Roma kanë tentuar të sfidojnë bardhezinjtë në vitet e fundit, por tashmë duket se zikaltërit janë në garë gjatë këtij viti.

“Sipas meje po, sepse dhe nëse Juventusi ka fituar shumë së fundmi, ata e dinë se vetëm Interi mund t’i luftojë në aspektin e karakterit dhe skuadrës. Roma, Napoli, Fiorentina dhe Milani tentuan, por Derbi i Italisë është ende sfida më e madhe, ndërkohë që Interi është rivali më i madh i tyre.

Liga e Kampionëve është një kompeticion i gjatë dhe i lodhshëm. A do të jetë Juventusi? Nuk mendoj se do ta fitojnë ata, por kanë shanse të mira. Shoh klube më të mira si Manchester City dhe Liverpooli aty pranë. Koha është për ekipe angleze”, u shpreh Djorkaeff.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.