Juventus-Milan, ja kush favorizohet nga kompanitë e basteve për të fituar Kupën e Italisë

50
SHARE

Sonte në orën 21:00 në “Olimpico” të Romës do të luhet finalja e Kupës së Italisë mes Juventusit dhe Milanit, shkruan Syri.net.

Sfida mes dy prej ekipeve më të mira të futbollit italian paraqet interes edhe në Shqipëri, pasi si bardhezinjtë, ashtu edhe kuqezinjtë, kanë shumë tifozë në vendin tonë.

Por, interes përbën edhe në aspektin e basteve. Për këtë takim kompanitë e basteve kanë publikuar koeficentët, ku sipas tyre Juventusi është më i favorizuar për të fituar trofeun.

Suksesi i bardhezinjve brenda 90 minutave kuotohet me koeficientin 1.80, barazimi 3.09 dhe fitorja e kuqezinjve në kohën e rregullt e ka koeficientin 4.34.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.