Juventus-Bayern Munchen, garë për kampionin e Botës

42
SHARE

Juventusi është një nga klubet e shumta që po synojnë blerjen e mbrojtësit të përfaqësueses së Francës, Benjamin Pavard.

Lajmi i merkatos është bërë me dije nga portali i lajmeve sportive “Le10Sport.com”.

Futbollisti francez që aktivizohet në Bundesligën gjermane me skuadrën e Stuttgart shkëlqeu për të tërhequr mbi vete vëmendjen e klubeve më elitare të Europës, falë performancës së tij të shkëlqyer me Francën gjatë turneut të Kupës së Botës të zhvilluar në Rusi.

Shkëlqimi i Pavard kulmoi në ndeshjen ndaj Argjentinës së Messi, kundër së cilës francezi i Stuttgart shënoi edhe një nga golat e fitores se gjelave.

Në muajt në vijim Pavard ka përbërë interesim maksimal për shumë klube dhe duket se Juventus është bashkuar me pretendentët e tjerë si Barcelona dhe Bayern Munich, që konsiderohet si blerësit potencialë të mbrojtësit 22-vjeçar

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.