Juve kërkon të dominojë Evropën, synon transferimin e Pogbas dhe Iscos

12
SHARE

Pas Cristiano Ronaldos, dy yje tjerë të mëdhenj mund t’i bashkohen Juventusit.

Nëse Massimiliano Allegri dhe ekipi i tij po përgatisin sfidën delikate kundër Interit, drejtuesit e Juventusit po vazhdojnë të punojnë për të forcuar skuadrën për të ardhmen.

Sipas ‘TuttoSport’, prioritet të kampionëve të Serie A, janë dy emra të njohur për futbollin.

Bëhet fjalë për Paul Pogban e Manchester Unitedit dhe Iscon e Real Madridit.

Juventus sipas medies italiane ëndërron rikthimin e Pogbas në Torino, dhe për të finalizuar këtë marrëveshje dëshiron të shfrytëzojë raportet aspak të mira të lojtarit me trajnerin Jose Mourinho.

Një tjetër lojtar i pëlqyer nga ‘Bianconerët’ e që nuk po kalon momente të mira te Real Madrid, është mesfushori Isco.

Në bindjen e Iscos mund të ndërhyjë edhe Ronaldon, me të cilin kanë punuar së bashku te Real Madrid./Lajmi.net/

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.