Jose Mourinho e dëshiron mesfushorin e Arsenalit

29
SHARE

Për të na ndihmuar klikoni në reklamat që ju shfaqen në këtë lajm, jemi një grup gazetarësh dhe këtë punë e bëjmë vullnetarisht dhe kemi nevoj për ndihmë financiare për mirëmbajtjen faqes.

Jose Mourinho është i gatshëm ta shfrytëzojë mosmarrëveshjen mes Arsenalit dhe Aaron Ramsey rreth kontratës së re për ta bindur këtë të fundit të kalojë në Manchester United, raporton Daily Star.

Ramsey e ka vetëm edhe një vit në kontratë me “Topçinjtë” dhe Mourinho mendon se mesfushori uellsian mund t’i ndihmojë skuadrës së tij e cila po vuan në mesfushë përkundër transferimeve të shtrenjta të Alexis Sanchez dhe Paul Pogba, transmeton Express.

Përveç United, edhe Chelsea është duke e monitoruar situatën e Ramsey.

Vetë Ramsey e ka pranuar se bisedimet për kontratë të re ishin vënë në plan të dytë nga Arsenali, klub për të cilin prioritet kishin qenë bisedimet me Sanchez dhe Mesut Ozil.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.