Jo vetëm Modric, Inter përgatit goditjen e dyfishtë për titullin dhe Champions-in

137
SHARE

Inter nuk është vënë në lëvizje vetëm për Luka Modric. Emri tjetër për të cilin po punojnë zikaltrit është Keita Balde, ish-sulmuesi i Lazio-s, që aktualisht është te Monaco.

Të martën e ardhshme do të zhvillohet takimi vendimtar me drejtuesit e klubit francez për të mbyllur operacionin me formulën e huazimit dhe të drejtën e blerjes.

Spalletti, kështu, do të kishte në dispozicion një sulmues në gjendje të luante në krah dhe në qendër.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.