Jo vetëm Manchester City, një tjetër ekip i madh shpallet kampion

37
SHARE

E diel kampionësh. Pas Manchester Cityt në Angli, PSV Eindhoven mposhti sot 3-0 skuadrën e Ajax-it dhe u shpall matematikisht kampion, 3 javë para fundit të kampionatit në Holandë.

Ky është titulli i 24-t kampion për PSV-në, ndërsa festa ka nisur menjëherë pas fitores ndaj kundërshtarit “më të urryer”.

Dominim absolut i vendasve, të cilët nuk e ndjenë për asnjë moment rrezikun e kundërshtarit.

Festa nisi shpejt, sepse në minutën e 20’ Gaston Peirero kalon në epërsi të tijtë. Eindoven nuk ndalet dhe vazhdon të shfaqet më kërkues, ndërsa në të 38-ën, Luk De Jong shënon golin e dytë.

Në pjesën e dytë, situata është sërish e njëjtë. Asnjë reagim nga ana e Ajaxit, madje dhe në ato raste kur provon të bëjë diçka ndryshe, nuk përbën rrezik për portën e PSV-së.

Në të 54-ën, Steven Bergwin shënon golin e tretë dhe të sigurisë për Eindoven.

Fundi i sfidës shoqërohet me tension, pasi në harkun kohor të 3 minutave, në radhët e Ajaxit, Taliafico në fillim dhe më pas Sim de Jong ndëshkohen me karton të kuq.

Vërshëllima përfundimtare shoqërohet me festën e vendasve, të cilët rikthehen te titulli kampion pas dy vitesh.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.